Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga Thumana. I riu rreth të 30-ave po mbahej me serum gjallë, kishte të gjithë betonin mbi kokë. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.
Ndërkohë janë lokalizuar dhe dy persona të tjerë në gërmadhat e objektit 5 katësh, edhe ata të pajetë.
Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare.
Deri tani jane 26 te vdekur nga termeti.