Në postimin e tij të fundit Kryeministri Rama vlerëson punën e zjarrfiksit nga Vlora për të shpëtuar jetë njerëzish pas tërmetit. Luan Kapaj bëhet kështu personazh publik pas komentit të kreut të ekzekutivit.
Postimi i Ramës:
Në ditë me diell, kjo do
të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.
Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i
këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani
dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita
dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të
nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.
E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca
Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur
refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që
kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.
Deri në frymën e fundit për frymën e fundit😢🙏
#HERO❤️
