Ai është një ndër personazhet më famëkeq në Greqi. Për shqiptarin Aleksandër Luca nuk kanë të sosur telashet. Ai gjendet në burg në Greqi, si një nga të akuzuarit për vrasjen dhe hedhjen në det të studentes greke, Eleni Topaloudi, e cila refuzoi të kryente marrëdhënie sekuale me të.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se është i përfshirë edhe në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi te kufizuara. Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, që u vra në 28 Nëntor të vitit të shkuar.
Gjithcka sipas medias greke doli në dritë me arrestimin e një romi, 23 vjeçar, që ka qenë bashkë me shqiptarin teksa kanë abuzuar me vajzën.
Lidhur me akuzen ndaj Lucës për vrasjen e studentes ka pasur edhe dëshmi, por edhe kundërshti të forta. Ajo u gjet në det e lidhur, ndërkohë që ekspertiza zbuloi se ajo kishte qenë gjallë kur ishte hedhur nëpër shkembinj e më pas poshte ne det, ku gjeti edhe vdekjen e mbytur.
Shoku i shqiptarit, Manolis Koukouras, i arrestuari tjetër për këtë ngjarje të rëndë e pranoi se ka qenë i pranishëm, por ia hodhi fajin shqiptarit, si shkaktarine vrasjes.