Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës ku bëri të ditur se janë 32 të lënduar që i janë nënshtruar terapisë së mjekimeve.
Sipas saj, 8 janë në gjendje të rënda, ndërsa për dy prej tyre po mendohet transportin në spitalet jashtë vendit.
Ndërkaq, dy të rinj i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të gjymtyrëve.
