Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndihmat për të prekurit nga tërmeti/ Ja si mund të dhuroni para përmes platformës e-Albania

11:50 / November 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

jë faqe online për të dhuruar para duke nisur nga 1 lek apo 1 euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot të gjithë ata që duan të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti, se mund të depozitojnë ndihmat e tyre përmes aplikacionit e-Albania.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se “kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën e-Albania për të gjitha ndihmat dhe kontributet, e cila mundëson inventar dhe transparencë të plotë”.

Kryeministri kërkoi që fryma e festave kombëtare të 28-29 nëntorit të njehsohet me kontributin e gjithkujt që ka në zemër nevojën për të kontribuar në funksion të lehtësimit, kurimit dhe shërimit të plagëve të mëdha që ka hapur kjo tragjedi”.

“Duke pasur parasysh edhe numrin e jashtëzakonshëm të kërkesave, pyetjeve dhe interesimeve nga gjithë rruzulli tokësor i bashkëqytetarëve tanë dhe duke pasur parasysh edhe nevojën për të bërë maksimumin që asnjë kontribut të mos tretet në konfuzion, asnjë ndihmë të mos marrë drejtim të gabuar ne kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në të gjitha format, që mundëson përqendrimin e gjithë kontributeve dhe ndihmave tek struktura e posaçme shtetërore e emergjencave”, tha Rama.

Ai theksoi se “kjo mënyrë mundëson inventar dhe transprencë të plotë për çdo ndihmë dhe lehtëson jashtëzakonisht shumë rrugën e dhënies së ndihmës”.
“Në faqen hyrëse të platformës dixhitale të qeverisë të shtetit e-Albania, ka 3 rubrika: një është rubrika e dhurimit online të çfarëdo shume nga 1 euro, apo 1 dollarë, apo 1 lekë, në varësi nga vendi ku jepet kontributi deri në sado qoftë lind në zemrën e secilit, në një rrugë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë. Rruga e dytë e kontributeve në llogari bankare dhe rruga tjetër, kontributi i 3. Ka pasur shumë njerëz që kanë dhënë kontribute materiale, ushqime, veshje për fëmijët dhe shumë të tjerë, që kanë ofruar hapësira për të mikpritur njerëzit në nevojë apo dhe gatishmërisë për të mirëpritur një familje deri në adresimin e strehimit”, shtoi Rama.

Kryeministri iu lut të gjithëve atyre që duan të kontribuojnë të fokusohen te e-Albania dhe atyre që kanë ndihma materiale apo për fëmijë, që të adresohen vetëm tek Emergjencat Civile.

“Lutje edhe për deputetët tanë të angazhuar në këtë aspekt për të mos i çuar ndihmat në rrugë të shkurtra për të dalë në rrugë të gjatë, ku ato nuk administrohen si duhet”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.