Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti, Gjilani solidarizohet të ndihmojë familjen e varfër
Shemsedin dhe Isa Abazi humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, teksa gjendeshin në hotelin “Tropikal” në Durrës. Ata vinin në Shqipëri ku punonin si mekanik.
Shemsedini la pas katër fëmijë, ndërsa i vëllai i tij Isai, dy. Familja Abazi nga Gjilani janë në gjendje të varfër ekonomike dhe të ardhurat e vetme ishin ato të dy vëllezërve. Ndërkohë i gjithë Gjilani është mobilizuar të ndihmojë familjen e tyre.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një konferencë për mediat bëri të ditur dhe ndihmat nga Gjilani për tërmetin e Durrësit. Ndërkohë buxheti i planifikuar nga Komuna për festimet e 28 nëntorit është reduktuar pasi një pjesë do i jepet familjes që humbi dy djemtë e saj.
