Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mashtruan me subvencionet ndaj barnave, në pranga dy farmacistë

15:38 / January 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy farmacistë të dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit të rimbursimit u arrestuan nga policia. Në pranga u vunë shtetasit, Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe “mashtrimit në subvencione”, janë ndaluar me urdhër të Prokurorit Ervin Karanxha.

Çështja e cila i ka kaluar Prokurorisë pak ditë më parë, lidhet me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

Njoftimi

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, më datë 12.06.2018 ka regjistruar procedimin penal nr. 4628 që bën fjalë për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 144 i Kodit Penal, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

Në lidhje me “rrezikun e largimit”, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë (Vendim Unifikues Nr.7, datë 14.10.2011) janë shprehur se: “ ky rrezik, krahas elementëve të tjerë, mund të lidhet e të rezultojë edhe nga vetë natyra e akuzave në ngarkim të të gjykuarit, nga rëndësia e faktit, e sanksionit për veprën penale dhe lloji e shkalla e pasojave të ardhura prej saj. Prej tyre mund të arrihet në përfundimin logjik juridik, në trajtën e probabilitetit të arsyeshëm apo edhe të sigurisë, mbi mundësinë apo përgatitjen reale dhe efektive të ikjes, nëse nuk ndërhyhet për ta izoluar të pandehurin.” Mbështetur në të dhëna të bazuara se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të largohet për t’i shpëtuar procedimit, në bazë të nenit 253/1 të Kodit te Procedures Penale, Prok.Karanxha urdheroi:

Ndalimin e shtetasit Petrit Nezir Skura, i datëlindjes 01.08.1948, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

-Ndalimin e shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindjes 16.02.1976, i dyshuar per kryerjen e vepres pen ale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

farmaciste mashtruan pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.