Ditët e 28 dhe 29 nëntorit duhet të ishin ditë festash por për Shqipërinë janë ditë dhimbje nga tragjedia e rëndë e cila deri tani ka shënuar plot 39 viktima.
Shqiptarët nga të gjithja trevat janë bërë bashkë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, atyre që kanë mbetur pa çati mbi kokë, e pranë ekipeve të kërkim shpëtimit me shpresën për të gjetur jetë nën rrënoja.
Ndërkaq, në më pak se 24 orë shqiptarët në SHBA, mbledhin gati 1 milionë dollar për të prekurit nga tërmeti. Marko Kepi i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në Nju Jork dhe Mark Kosmo me fondacionin “Global Albanians” në Boston folën me “Zërin e Amerikës” për përpjekjet e ndihmave nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe në botë.
