Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ervin Kasaj*/ Tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit në Shqipëri, drejt shuarjes…

10:26 / November 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin kasaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E kemi përjetuar të gjithë shumë rëndë këtë tërmet, duke marrë parasysh që edhe në këto momente numri i viktimave vazhdon të rritet. Lutjet tona shkojnë për ata, që janë ende nën rrënoja, të dalin gjallë e sa më shpejt.

Një tërmet 6.3 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, në afërsi të qytetit të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës, më dt. 26 nëntor 2019. Ky tërmet zgjati 30 sekonda dhe kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i frikshëm. Thellësia e këtij tërmeti ishte e madhe, rreth 38 km. Nëse do të kishte ndodhur më në sipërfaqje, kuptohet që efektet e tij do të ishin shumë më të mëdha. Nuk do të harrojmë këtu të përmendim dhe krahasuar, tërmetin e Italisë më 24 Gusht 2016 me Magnitudë 6 të shkallës Rihter me thellësi 8 km, ku pati 299 viktima.

Shqipëria është një territor i prekur vazhdimisht nga tërmetet dhe duke e ditur këtë gjë shumica e ndërtimeve në vend janë bërë pa njëfarë kriteri. Zonat në afërsi të bregdetit të Durrësit, Thumanës e Lezhës janë zona toke të ngopura me ujë, të papërforcuara dhe të dobëta. Ato gjenden përreth epiqendrës së tërmetit të ndodhur 6.3 të Shkallës Rihter. Këto zona të dobëta tronditen katër herë më shumë se pjesa tjetër, pasi toka e tyre është shndërruar thuajse në gjendje të lëngshme. Duke mos përballuar peshë, kjo gjendje e tillë dheu, në momentin kur pëson tronditje, shkakton shembje dhe fundosje të ndërtesave.

Bregdeti i Shqipërisë hyn në ato rajone të Evropës të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike. Tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të kontinentit të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, shtyhen dhe hyjnë nën Ballkan (sidomos pjesët e mikropllakës së Adriatikut).

Tërmeti 6.3 i shkallës Rihter në afërsi të Durrësit, është “Reverse Fault”, e thënë ndryshe “thyerje tektonike e tipit “mbihipje””. (https://www.youtube.com/watch?v=4b81nXSVA34).Kjo shpjegon ku lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra

Tërmetet shfaqen kudo ku krijohen tensione në tokën e ngurtë. Këto tensione çlirohen përmes deformimeve të papritura me plasaritje të tokës (pra tërmet)

Pjesa më e madhe e energjisë sizmike çlirohet nga tërmetet tektonikë, që do të thotë nga tensionet e grumbulluara të lëvizjeve afatgjata të kontinenteve, lëvizje që e marrin impulsin nga procse të brendshme në thellësi të tokës.

E vetmja gjë që mund të bëhet kur ndodh një tërmet, është marrja e masave për parandalimin e dëmeve të mëtejshme nga dridhjet që pasojnë.

Njerëzit duhet të dëgjojnë ekspertët për banesat e tyre. Nuk duhet të shkojnë në banesa që një lëkundje e vogël mund të të rrezikojë. Njerëzit nuk duhet të lejohen të futen në banesa që janë dëmtuar.

Zoti e bekoftë Shqipërinë kudo që janë me flamurin më të bukur në botë

*Ervin Kasaj- sizmolog i cili ka punuar për disa vite në IGJEUM. Aktualisht punon në Institutin e Gjeofizikës dhe Sizmikës në Leipzig të Gjermanisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.