Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ashensorët/ ISHMT-ja paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes, verifikimi duhet të ripërsëritet

11:50 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHTEPITE E SHEMBURA TERMETI 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se janë verifikuar një pjesë e madhe e ashensorëve në Tiranë, por sërish fton qytetarët të jenë të kujdesshëm për përdorimin e tyre. Me një shënim në “Facebook”, ISHMT-ja thekson se verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces.

Reagimi i ISHMT-së:
Nga komunikimet me instaluesit e ashensorëve me vendndodhje në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar verifikimin pas goditjes së termetit të datës 26 Nëntor, dhe lëkundjeve të tjera sizmike në vazhdim. Ashensorët të cilët pas verifikimeve të realizuara janë konstatuar të sigurtë dhe pa probleme inxhinierike, mund të vendosen në punë.

Kujdes! Pavarësisht këtij lajmërimi, duke qënë se jemi në moment të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, në rastin e goditjeve të larta sizmike të mundshme, verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces. Duke shpresuar në mospërsëritjen e ngjarjes së ndodhur, kërkojmë përgjegjshmëri maksimale nga administratorët/instaluesit/ndërtuesit/personat përgjegjës!

Siguria e Jetës është e para dhe për të duhet të kujdesemi të gjithë! Shënim: Ky njoftim për t’u zbatuar nga personat përgjegjës lëshohet sot më datë 27/11/2019, Ora 13:00 për instalimet në zonat e prekura në Tiranë dhe qytetet e tjera duke përjashtuar Durrësin, Thumanën dhe zonat e tjera në epiqëndër të tërmetit, ku instalimet sipas vlerësimeve të deritanishme kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhet të kalojnë një vlerësim të detajuar dhe të specializuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.