21 këshilltarët e bashkisë Mat vendosin unanimisht të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Krahas ndihmave në ushqime e veshmbathje këshilltarët ranë dakord të ndihmojnë financiarisht qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Elisa Gjasta, kryetare e Këshillit Bashkiak Mat, pohoi se 21 këshilltarët u dakordësuan të dhurojnë pagën e tyre mujore. Sakaq janë të shumtë qytetarët dhe tregëtarët matjanë që kanë shprehur humanizmin e tyre në këto ditë të vështira.
