Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

AMA urdhër radiove dhe TV: Transmetimi i njoftimit solidarizues të qytetarëve për mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti është i detyrueshëm

18:30 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i kërkon të gjithë operatorëve radiofonik dhe televiziv që të transmetojnë pa pagesë spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore.

“AMA e vlerëson maksimalisht këtë kontribut konkret të redaksive, si një mbështetje dhe solidaritet me familjet që po përballen me situatën e paprecedentë nga pasojat e rënda të tërmetit të ditës së martë, apo me të gjithë ata që po ndihmojnë papushim për të rikthyer normalitetin në zonat më të prekura nga lëkundjet që vijojnë ende.

Nga një pjesë e vogël e televizioneve dhe radiove transmetimi i spotit po vlerësohet si angazhim fakultativ. Kujtojmë këto subjekte se transmetimi i spotit pa pagesë, në kushtet kur në qarqet e Tiranës dhe Durrësit është shpalluar gjendja e fatkeqësisë natyrore është i detyrueshëm, në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar nga AMA, me vendim nr. 76 datë 04.04.2016.

AMA do të vijojë monitorimin e transmetimeve dhe për rastet që nuk respektohen kërkesat e sipërcituara, do të nisë procedimin administrativ, konform kuadrit legjislativ në fuqi.

Nga opertorët radio dhe televizivë spoti informues dhe sensibilizues do të transmetohet të paktën një herë brenda 60 minutave, duke vijuar deri ditën e dielë, 01.12.2019, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.