Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shefqet Kastrati dhuron 1.5 milionë euro: Deklaratat për tarifën të pavërteta (Por kjo faturë tregon të kundërtën)

19:26 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 380
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni Shefqet Kastrati ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa ka shprehur tronditjen e tij nga ngjarja e rëndë natyrore.

Ai u është përgjigjur edhe akuzave se në traun e Kukësit ishin ndaluar persona që drejtonin mjete më ndihma për të prekurit nga tërmeti që të paguanin taksën.

Kastrati shprehet se asnjë personi që ka kaluar traun në ndihmë të të prekurve nga tërmeti nuk i është kërkuar pagesa e taksës së rrugës së Kombit, ndërsa ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij janë gjendur pranë familjeve të prekura pa zhurmë që prej orëve të para të ngjarjes.

Ndërkohë biznesmeni bën me dije se për këtë tragjedi, ai dhe familja e tij kanë ofruar një fond ndihme prej 1.5 milionë eurosh ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën nën rrënoja.

Reagimi i plotë:

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!

77208847 10219386552167791 8036336148181680128 n

Shefqet Kastrati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.