Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëfimi tronditës i vajzës te psikologu: Dëmtoj veten qëkur babai abuzoi me mua

16:54 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abuzimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Traumat dhe shëndeti mendor kanë qenë këtë herë fokusi i emisionit “Fol me psikologen”, programi online i “Gazeta shqiptare”.  Janë trajtuar 2 histori dhe janë publikuar për herë të parë pamje nga seancat e terapisë së dy pacientëve të cilët vazhdojnë trajtimin në klinikën e terapistit Elton Kazanxhi në Itali. Pacientja e parë është Anna një studente e mjekësisë e cila vuan nga çrregullimi i personalitetit borderline. Ja çfarë i thotë ajo terapistit:

“Unë doktor marr briskun dhe pres pak mish, sa te dali pak gjak, sepse kur shikoj gjakun tim, gjithë dufi im, pra vuajtjet e mia dhe imazhet negative të së shkuarës kalojnë. Por të them të drejtën nuk jam e vetëdijshme në ato momente, më duket sikur jam në një film, unë Anna e sotme s’jam ajo Anna kur pret me brisk mishin e saj…”

Anna vetëdëmtohet, kur është e zemëruar pret mishin e saj me bisturi derisa të dal gjak.  Ajo rrëfen gjatë terapisë se i vijnë në mendje kujtimet traumatike, abuzimi i babait, dhuna e tij, bullizmi në shkollë etj.

Rasti tjetër i trajtuar është Filipo, 24-vjeçari që studion për matematikë dhe vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ai ka dëshirë të hakmerret ndaj politikanëve dhe për të frenuar fantazitë kafshon dorën e tij duke i shkaktuar kështu vetes një infeksion dermatologjik.

Autorja e këtij programi, psikologia Ervisa Lula së bashku me psikologen klinike Lediona Braho janë ndalur tek dy rastet dhe kanë shpjeguar atë që ndodh në video mes terapistit dhe pacientëve.

Braho tregon se si trajtohen njerëzit që kanë probleme përmes terapisë Emdr. Pas analizës së rasteve psikologet theksojnë simptomat që na bëjnë të dallojmë se një person ka probleme të shëndetit mendor. Biseda është mbyllur me disa këshilla thelbësore se si mund të ruajmë mirëqënien psikologjike, aq shumë e rëndësishme për të gjithë./Gsh.al/

brisk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

20:36 / June 26, 2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.