Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Durrës/ Linda Rama, kontribut vullnetar pranë shtabit të Emergjencave: Vëmendja tek njerëzit

15:07 / November 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
linda rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama i është bashkuar punës për menaxhimin e situatës pas tërmetit në qytetin e Durrësit.

Ajo ka kaluar ditën e djeshme në shtabin e emergjencës së qytetit të Durrësit duke ndihmuar drejtuesit dhe punonjësit e operacioneve të ndihmës së qytetarëve të prekur nga tërmetet e 3 ditëve të fundit. Zonja Rama është parë duke dalë nga bashkia e Durrësit në orët e vona të kësaj të enjteje. Linda Rama ka shpenzuar të gjithë ditën, nga orët e para të mëngjesit duke dhënë kontributin e saj vullnetar pranë shtabit të Emergjencave.

Modeste dhe e thjeshtë, zonja Rama nuk ka dashur të jetë në qendër të objektivit të kamerave, madje ka zgjedhur mënyrën për të mos u dukur fare në ndihmesën kundrejt familjeve të prekura nga tërmeti.

“Kam dëshirë që kamerat e juaja të jenë tek njerëzit. Nuk e mendova që kishte një kamera dhe nuk do të doja të kisha asnjë lloj protagonizmi por vetëm njerëzit e dinë ku janë nevojat shumë mirë, vetëm njerëzit janë ata që janë gjykatësit më të mirë i të gjithë kontributeve që aktorë të ndryshëm që nga shteti shqiptar, të huaj, të gjithë sëbashku japin për të kaluar këtë moment shumë të vështirë”, – u shpreh ajo.

Zonja Rama thotë se ajo si çdo qytetar ka zgjedhur mënyrën e vet për të ndihmuar.

“Thjesht, çdo qytetarë në mënyrën e vet është përpjekur që të gjej veten në gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe detyrim të madh dhe unë u përpoqa të gjej një hapësirë timen, këtu është shtabi i emergjencës së Durrësit dhe me aq ekspertize sa kam mbase isha e vlefshme kjo ishte edhe arsyeja që ndenja disa orë së bashku me të tjerë vullnetarë”,-u shpreh ajo.

Për Linda Ramën ky solidaritet i treguar nga shqiptarët dhe bashkëjetesa fetare janë vlerat më të mëdha që e dallojnë kombin shqiptar.

“Shqiptarëve nuk u ka munguar asnjëherë solidariteti për njëri tjetrit dhe është një nga vlerat e mëdha që kemi duhet ta trashëgojmë në brezat e tjerë dhe besoj që në raste fatkeqësisht ne jem gjithmonë bashkë. Mendoj që ajo që na mbetet është që tu urojmë më të mirën njerëzve dhe si në këto raste edhe në raste gëzimi të jemi solidar njëlloj për njëri tjetrin”, -tha zonja Rama.

Zonja Rama është një njohëse shumë e mirë e administrimit publik, aktiviste për adresimin e problematikave të komuniteteve lokale si dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve që lidhen me institucionet ndërkombëtare

Mes dhimbjes së madhe dhe pamjes së trishtueshme të ditëve të fundit, ajo që nuk ka munguar ka qenë solidariteti i pamasë i shqiptarëve me të gjithë ata që janë në vështirësi nga goditja e tërmeteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.