Në funksion të informimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile i bën me dije se ata që kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje, kanë në dispozicion të tyre numrin e posaçëm në Qendrën Kombëtare Operacionale +355694110198.
Ministria e Mbrojtjes bën apel të kontaktojnë në këtë numër për të mësuar vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave.
