Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia/ Mesazhi i Ameisit 6-ditësh: Kurajo e shpresë, jeta vazhdon

16:27 / November 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cifti durres bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të qarat e Ameisit një ditë pas lindjes së saj, do të mbeten të pashlyera në memorien e së jëmës.

Frikën që përjetoi nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit, gruaja e re e përcolli fatkeqësisht dhe tek e bija, fëmija i saj i parë, të cilën u desh ta nxirrte menjëherë nga dhoma e maternitetit, ndonëse ajo ishte në gjumë.

Sot, 6 ditë nga lindja e vajzës, ajo tregon se çfarë përjetoi atë mëngjes të marte.

“Isha në dhomë bashkë me vajzën. Sapo kam ndjerë tërmetin nuk kam menduar asgjë veç të nxjerr vajzën nga dhoma e të dal jashtë.
Fatmirësisht pranë vetes pata nënën time. Iu drejtuam shtëpisë, por paniku për një tërmet të dytë na detyroi ta braktisnim menjëherë e bashkë me vajzën e vogël kemi qëndruar në makinë”, kujton mamaja e Ameisit.

E akomoduar në një nga dhomat e hotel “FAFA” çifti i ri duket i qetë.
Ameisi nuk e ka parë ende dhomën e saj të re që ja kanë përgatitur prindërit, por në ambientet e qendrës akomoduese asaj i janë krijuar të gjitha kushtet.
“Na kanë sjellë çdo gjë, që nga qumështi artificial, pampersat, veshjet, çdo gjë që i duhet vajzës”, tregon nëna e saj.
Bashkë me Ameisin në qendrën akomoduese “FAFA”, janë dhe 5 foshnje të tjera që kanë lindur këto ditë.

Zvministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, si përgjegjëse për strehimin e caktuar nga Shtabi i Emergjencës thotë se në dispozicion të qendrave akomoduese janë vendosur ekipe të mjekëve specialistë që do të ndjekin ecurinë e shëndetit të personave të akomoduar, përfshi dhe foshnjat e porsalindura.

“Mbrëmjen e së shtunës në dy qendrat akomodouese në Golem do të mbërrijë një grup i specializuar nga Tirana që do të ofrojnë një konsultor për fëmjën dhe një për nënën.

Gjithashtu do të hapen kartelat e foshnjave për të ndjekur në mënyrë periodike vaksinimin e tyre.
Kjo do të bëhet në të gjitha qendrat akomoduese”, thotë zv/ministrja Çuçi.
Ndërsa ushqehet me qumështin e së jëmës, Ameisi na mbush të gjithëve me shpresën për triumfin e jetës.

  • bebe 1
  • bebi cifti

Ameisi FAFA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.