Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tërmeti/ “Rindërtimet të bëhen me mend në kokë”- Ekspertja e inxhinierisë tregon zonat ku ka më shumë rrezikshmëri në Tiranë

20:22 / November 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eksperte e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luljeta Bozo, specialiste dhe eksperte e fushës së inxhinierisë, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” ka folur për situatën e rëndë, ku Shqipëria u trondit nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Ajo theksoi faktin se zona më problematike në Tiranë që rrezikon  më shumë nga tërmeti është ajo e Kombinatit, pasi kjo zonë shtoi zonja Bozo ka qenë më parë zonë kënetore.

Por si shpjegohet që tërmeti i fundit shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa dhe në pallatet Tiranës, Durrësit dhe Thumanës, për këtë ekspertja u shpreh si më poshtë:“E kam fajin terreni dhe ndërtimi. Ku është terreni i dobët, duhet pasur shumë kujdes. Në kombinat ka qenë kënetë.  Zona ku kalon lumi Lana dhe depozitimi i Lanës janë depozitime të dobëta. Zona më e dobët në Tiranë është Kombinati. Kjo është zona që duhet të ndërtosh jo godina shumëkatëshe, në mënyrë që katet e larta mos të hyjnë në rezonancë me periodën e lëkundjeve të truallit. Problemi  është që mos të rrëzohet e gjithë e godina. Duhet të vendosen disa rregulla strikte. Rindërtimi i ri duhet të bëhet me mend në kokë. Duhet të futet i pari planifikuesi, së bashku me urbanistin. Të përcaktojnë distancat mes objekteve. Ka disa distanca që duhen respektuar. Duhet pasur parasysh distanca nga deti. E dyta: Puna e arkitektëve. Arkitekti është krijuesi i veprës. Ai ka një sens inxhinierik. Po se pati duhet të bashkëpunojë  me inxhinierin. Arkitekti është artist, s’ka problem, le t’i bëjë edhe me forma. Puna e zbatuesit” muret ndarëse duhet të lidhen  me kolonat dhe të kenë breza horizontale. Nuk janë respektuar rregullat e zbatimit. Për të gjithë këto procese duhet të këtë kontroll, duhet një instancë që të kryej kontrolle. Për ndërtimet duhet të bëhen studime gjeologjike, jo studime që bëhen nga zyra, por me kontrolle në terren”.

termeti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.