Një sasi tritoli është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të një lokali nate tek Stacioni i Trenit.
Sasia e tritolit është vënë në vazon e lules para hyrjes së lokalit. Shkak dyshohen konfliktet e pronarit të lokalit.
Paraprakisht janë kryer veprimet e para hetimore ndërsa janë shoqëruar disa persona deri në këto momente.
