Më 26 nëntor Shqipëria u përball me tërmetin tragjik që u mori jetën 51 njerëz dhe lëndoi rreth 900 të tjerë. Pas kësaj situate teje delikate këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima e cila prezantoi edhe këngën e saj që do të performonte në “Këngën Magjike”, ka deklaruar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se ka hequr dorë nga ky festival për shkak se ajo vet nuk ndihej e gatshme për të kënduar pas kësaj ngjarje.
“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”-shkruan Besa.
Por menjëherë pas këtij njoftimi të Besës ka reaguar edhe kantautori injohur Ardit Gjebrea i cili prej vitesh tashmë organizon festivalin e Këngës Magjike, teksa i thotë Besës që të mos heq dorë, por të marrë pjesë në këtë festival pasi për të gjithë ata që do të marrin pjesë këtë vit do të ketë misionin, i cili konsiston në të kënduartit për të ndërtuar, dhe se të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë.
