Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sota 1920x1080 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Elbasan, Emirjon Sota, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse pas shpërthimit të bombolës së gazit në një pallat në qytet, ku humbën jetën dy persona.

Sota bëri një përshkrim të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme, duke sqaruar se njoftimi për ngjarjen mbërriti në sallën e Shërbimit Zjarrfikës rreth orës 14:30. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën mjetet zjarrfikëse dhe autoshkallët.

Sipas tij, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë dy kate të pallatit, të tretin dhe të katërtin, çka bëri të nevojshme kërkimin e forcave shtesë edhe nga bashkitë e tjera.

“Menjëherë janë kërkuar forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera. Në momentet e para ka qenë në vendngjarje Policia e Shtetit, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë. Menjëherë kanë filluar me evakuimin e banorëve dhe ndërhyrja te vatra e zjarrit”, deklaroi Sota.

Ai bëri me dije se gjatë operacionit u evakuuan disa fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ndërhyrja u realizua nga të dyja anët e pallatit.

I pyetur se si ishte bërë ndërhyrja në kushtet kur shkallët e pallatit ishin shkatërruar, drejtori i zjarrfikëses u shpreh:

“Është ndërhyrë me autoshkallë nga pjesa ballore, nga unaza. Janë transportuar të gjithë personat që ndodheshin në katet lart, në kat të 4 dhe të 5”.

Sa i përket pasojave që mund të kishte sjellë mungesa e autoshkallës, Sota theksoi se situata mund të ishte edhe më e rëndë.

“Duke marrë shkas nga lloji i zjarrit, nga shpërthimi i fuqishëm, nga bllokimi i hyrjes së pallatit, pasojat ndoshta do ishin më katastrofike”, tha ai.

Drejtori i zjarrfikëses sqaroi gjithashtu se dy viktimat e gjetura në pallat nuk kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit, por nga shpërthimi.

“Të dy trupat e viktimave që janë gjetur brenda pallatit, janë gjetur nën rrënoja dhe kanë humbur jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri”, deklaroi Sota.

I pyetur për kapacitetet dhe mjetet që disponon aktualisht Shërbimi Zjarrfikës i Elbasanit, pas diskutimeve për mungesën e pajisjeve, Sota deklaroi se bashkia disponon gjithsej tetë mjete, prej të cilave gjashtë mjete luftuese me pompë centrifugale, një autobot dhe një autoshkallë.

“Me gjithë respektin për median, Bashkia Elbasan disponon 8 mjete, nga të cilat 6 mjete luftuese me pompë centrifugale, 1 autobot dhe 1 autoshkallë. Bashkia Elbasan disponon të gjitha mjetet për të tilla situata. Nuk mund të hedhim poshtë punën e gjithë atyre punonjësve që sakrifikuan jetën e tyre  për të shpëtuar jetët e tjerëve. Besoj se misionin e kryen”, përfundoi ai.

drejtori i zjarrefikeses humben jeten shperthimi elbasan zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon murali në Parkun e Artit në Tiranë

11:11 / November 5, 2026

De Sousa i dorëzon Begajt progres-raportin e KE/ Presidenti: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në 2030

11:10 / November 5, 2026

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.