Bashkitë Mirditë e Mat vijojnë punën e tyre për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Me urdhër të kryetarëve të bashkive janë ngritur dhe funksionojnë grupet e verifikimit të dëmeve në çdo banesë, lagje, fshat e qytet të këtyre njësive vendore.
Fillimisht kryetarët e fshatrave kanë informuar administratorët e njësive rreth ankesave të banorëve dhe pastaj ka nisur puna në terren dhe siç raportohet verifikimet në terren janë drejt përfundimit.
Më problematike paraqitet gjendje në dy pallate banimi në Rrëshen dhe Burrel pasi ato kanë pësuar plasaritje dhe pritet mbërritja e ekspertëve për të vendosur në se në to duhet të qëndrojnë banorë. /tirananews.al/
