Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës, qytetet që kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit

14:03 / December 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1101978068 univ lsr lg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në jug të Detit të Vdekur, kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet edhe në librat e shenjtë. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja.

HISTORIA E SHKATËRRIMIT:

 ZANAFILLA-Loti pret engjëjt në shtëpi 19:1–7

1 Në mbrëmje dy engjëjt arritën në Sodomë. Atëherë Loti po rrinte te dera e Sodomës. Kur ky i pa, u ngrit dhe u doli para, i përshëndeti duke u përkulur deri në tokë
2 dhe tha: “Urdhëroni, ju lutem, zotërinjtë e mi, dhe ejani në shtëpinë e shërbëtorit tuaj e kaloni natën. Lani këmbët tuaja e në mëngjes vazhdojeni udhën tuaj”. Ata i thanë: “Jo, natën do ta kalojmë në sheshin.”
3 Por, ai nguli këmbë aq shumë sa që i detyroi të hyjnë në shtëpi. Pasi hynë në shtëpinë e tij, ai u përgatiti një gosti, u poqi bukë të pabrumë dhe ata hëngrën.
4 Para se të shkonin të flinin, njerëzit e Sodomës,rrethuan shtëpinë. Ishin të rinj e pleq, tërë populli i mbledhur nga çdo anë.
5 E thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë ata burrat që hynë tek ti sonte? Na i nxirr jashtë që ta shfryjmë dëshirimin me ta”.
6 Loti doli drejt tyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:
7 “Mosni, vëllezërit e mi, mos e bëni këtë të keqe.

Shkatërrimi i Sodomës 

15 Në të zbardhur të dritës, engjëjt e nxitnin Lotin dhe i thonin: “Çohu, merre gruan tënde dhe dy bijat e tua që i ke këtu që të mos vdesësh për shkak të dënimit të qytetit”.
16 Pasi ai po nguronte, dy burrat e kapën për dore atë, gruan e tij dhe dy bijat e tija, sepse Zoti kishte mëshirë për të,
17 e nxorën jashtë dhe e larguan prej qytetit. Njëri prej tyre i tha: “Ik, shpëto jetën! Mos u kthe të shikosh prapa dhe mos u ndal askund në këtë fushë, por shpëtoje veten në mal që të mos vdesësh!”
18 Loti u tha: “Mos e thëntë Zoti!
19 Shërbëtori yt gjeti hir para syve të tu dhe pate mëshirëtë madhe ndaj meje duke ma shpëtuar jetën. Por, unë nuk do të mund të arrij në mal para se të më zerë e keqja dhe do të vdes.
20 Ja, këtu afër është qyteti. Qytet i vogël në të cilin mund të iki, të strehohem. A nuk është kjo gjë e vogël që po e kërkoj për të shpëtuar jetën?”
21 Engjëlli i tha: “Unë po ta pranoj lutjen: nuk do ta shpartalloj qytetin për të cilin fole.
22 Shpejto, ik në këtë qytet, sepse unë nuk mund të bëj asgjë, derisa ti të arrish atje.” Për këtë arsye ai qytet u quajt Coar.
23 Dielli po lindte mbi tokë kur Loti hyri në Coar.
24 Atëherë Zoti lëshoi mbi Sodomën e Gomorrën, në formë shiu, sulfur e zjarr. Ata binin prej Zotit, prej qiellit.
25 I shfarosi ato qytete dhe tërë krahinën përreth, të gjithë banorët e qyteteve dhe tërë bimësinë mbi tokë.
26 Por gruaja e Lotit shikoi prapa dhe u bë një statujë prej kripe.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.