Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13.00 në afërsi të fshatit Mashtërkor të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00 , në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.
