Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit kryeministri Edi Rama bëri të ditur në mbledhjen e qeverisë së plani afatshkurtër është të ndërtohen 5 mijë apartamente. Sipas Ramës bëhet fjalë për dy lagje të reja në Tiranë, një në Kombinat dhe një në zonën e ish Uzinës së Traktorëve, ndërsa foli dhe për një lagje të re në Laç.
“Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje. Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen”, tha ai
