Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme. Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së dimrit ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar.
Një shembull është shafrani i Indisë, i cili, i kombinuar me mjaltin, kanellën dhe qumështin ose çajin e ngrohtë, lufton simptomat e gripit pa qenë nevoja të merrni medikamente.
Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm. Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundra sëmundjeve të stinës.
Përbërësit:
1 lugë shafran Indie1 lugë kafeje kanellë2 kokrra piper100 ml mjaltë
Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak.Vendosini në frigorifer për 3-5 ditëMënyra e përdorimit:Për të pasur efikasitetin maksimal të këtij medikamenti dhet ta marrim si pije në një nga këto mënyra:Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo orë në qumësht ose çajDita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orëDita e tretë: 1 lugë kafeje çdo tre orë.
