Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lleshaj paralajmëron nga Durrësi: Ajo që nuk do të varroset kurrë është …

13:29 / December 3, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka inspektuar sot disa objekte që do të shëmben në Durrës, pasi janë shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëtorit.

Ministri tha për media se të gjitha godinat e shembura nga tërmeti do të varrosen, ndërsa paralajmëroi se “Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera”.

Prononcimi i ministrit Lleshaj:

Pyetje: Policia do të marrë tashmë të gjitha provat si për godinat që janë shembur, por edhe ato që janë në plan për t’u shembur?

Ministri Lleshaj: Sigurisht, këto ditë ne kemi parë vetëm atë pjesën më tragjike të asaj që ka ndodhur, varrimin e shumë njerëzve që humbën jetën. Kjo që po shohim tani është edhe varrosja e disa godinave që në fakt janë shembur vetë. Tani thjesht po bëhet transporti i tyre drejt vendeve të grumbullimit të mbetjeve.

Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera.

Që ditën e parë pavarësisht se publiku ka parë forcat e ndërhyrjes që kanë bërë punën për evakuimin e njerëzve, për shpëtimin e njerëzve, paralel me këta kanë punuar edhe strukturat e tjera të Policisë, të cilat nuk janë edhe aq shumë të dukshme ndoshta nga pikëpamja e uniformave, kanë punuar për të evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale.

Të gjitha pallatet ku ka patur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar.

Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pra gjithçka është bërë me një skrupolozitet të paqortueshëm dhe sot për çdo godinë që është rrëzuar përfundimisht, provat janë të administruara sipas procesit përkatës procedural ligjor.

Ndërkohë që një ekip i madh hetuesish, investigatorësh, të Policisë së Shtetit, Prokurorisë po merren me verifikimin e thellë, hetimin e thellë, i cili do të na japë pastaj dhe përgjigjet për gjithçka ka ndodhur dhe për gjithçka që nuk ka ndodhur, sepse kemi diferenca.

Kemi raste kur dy pallate janë ngjitur dhe një pallat është shembur dhe tjetri jo, pra një përgjigje duhet kërkuar përse është shembur ky dhe jo ky tjetri.

E para, gjëja kryesore që ka të bëjë me fiksimin dhe administrimin e provave është bërë. Të gjithë elementët e provës materiale që duhen për këtë rast konkret janë tashmë të administruara nga policia, çeliku i përdorur, hekuri i përdorur, betoni e të tjera me radhë janë të administruara ashtu siç administrohen provat në një vepër penale.

Ajo që pason tani është hetimi. Hetimi i thelluar i dokumentacionit, i përgjegjësive dhe kemi dy kategori përgjegjësish këtu: kemi kompanitë e ndërtimit ose ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar pallate me cilësi jo të përshtatshme; kemi ata që kanë ndërhyrë në pallate dhe i kanë kthyer ata në rrezik për qytetarët, dhe kemi edhe administratorët, kemi pjesë të administratës, të cilët kanë qenë rojet publike që këto gjëra të mos ndodhin.

Pra janë këto 3 grupe, të cilat do të hetohen me rigorozitet maksimal.

Sot Kryeministri e përmendi edhe në takimin e mëngjesit të Qeverisë që kjo punë duhet të ndodhë shpejt dhe me seriozitetin më të lartë. Dhe pikërisht për këtë jam këtu, bashkë me një ekip të Policisë së Shtetit në mënyrë që ky shqetësim publik të marrë përgjigje sa më parë.

Edhe njëherë theksoj se askush nuk vë gishtin në një pallat, pa u marrë të gjitha provat, fotot, materialet e gjithçka.

Gjithçka është marrë dhe do të merret deri në fund.

Aktualisht jemi të përqendruar te banesat kolektive dhe pastaj në fazën tjetër do të shkojmë në banesat individuale. Por sidomos kolektivet janë prioriteti absolut i momentit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.