Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zjarrfikësi tregon momentet e fundit të Dienës: E mbronte të bijën me trup

14:57 / December 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5de625720a3dc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Real Story”, Irjat Matraku, komandat i Grupit të zjarrfikësve tregoi se i ishte caktuar detyra që të vijonte operacionin në pallatin 6-katësh në Durrës, ku humbën jetën disa persona, mes tyre nëna, vajza e vogël dhe gjyshja. Zjarrfikësi u shpreh se nuk do ta harrojë kurrë kur ka parë Diena Karanxhaa duke mbrojtur me trup vajzën, Esiela.

“Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres.

Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim filluam kërkim-shpëtimin për personat që ndodheshin nën rrënoja. Pallati ishte shembur. Në një krah ndodheshin 4 trupa, që ishin nën rrënoja, sipas informacioneve që na dhanë dhe të afërmit. Në krahun tjetër ishin një gjyshe më nipin që ishin në rrënoja. Atje ishte një nënë bashkë me një fëmijë që ishin gjallë. U munduam me ato mjetet tona, punuam me thonj. E dëgjonim zonjën. Në momentet e para dhe fëmija ishte gjallë. I jam afruar zonjës, i kam dhënë ujë…Aq mundësi kishim. Me ato mjete që kishim. Më pas erdhi Policia e Rendit dhe nisën punën. Më pas erdhën forcat RENEA, ata kishin mjete. Ishte tragjike dhe ajo skenë s’do më ikë deri sa të….e përjetoj dhe e kam përjetuar. Një nënë që të mbajë fëmijën poshtë. Ishte tmerrësisht….por ne këtë punë kemi. Ne zjarrfikësit shohim drama shumë. Si ky rast…se di.. Kam qenë 72 orë në atë vendngjarje, S’kam pasur mundësi të bëjë telefonata. Pasi nxora familjen time jashtë ika në vendin e ngjarjes. 72 orë pa komunikuar me familjen”, tregoi Matraku.

Sheme Myzeqari – komandat i grupit të zjarrfikësve: Ishim në një objekt 4 katësh. Godina ishte rrafshuar komplet. Njoftova qendrën që kemi një person nën rrënoja dhe komunikova me të. Ishim 3 veta, u konsultova me ta. Veprimet tona ishin me kazmë, me lopatë, me levë. Fola me ata 3 persona dhe ata më dhanë një matrapik, dhe tentuam që të futeshim tek ai ambient që dëgjonim zërin e Lavdoshit. Kishim siklet pasi mund të kishim goditje tjetër tërmeti. Në momentin që e nxorëm gjysëm e trupit të Lavdoshit, në atë moment bie një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter. Shokët tanë dhe qytetarët aty ishin në lotë. Pasi s’u mendua se do dilnim të gjallë aty. Pasi nxorëm personin, u lidha me qendrën dhe u thash; operacioni doli me sukses.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.