Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tërmeti/ Reagon Shoqata e Ndërtuesve: I domosdoshëm rishikimi i legjislacionit

16:42 / December 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Termeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka reaguar për sa i përket dëmeve të mëdha më ndërtesa, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në deklaratën e tyre, shoqata e ndërytuesve konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme.

Sipas tyre, dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qendrore të objekteve.

Deklarata e plotë:

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh edhe njëherë dhimbjen për viktimat e shkaktuara nga tërmeti I fundit si dhe solidaritetin për gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Në këto ditë të vështira, ne konfirmojnë se jemi në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të kësaj fatkeqësie natyrore. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.4 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme.

Ne vërejmë se, thuajse plotësisht, qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qendrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi i normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet. Normativat ne fuqi nuk trajtojnë ne forme koherente mbrojtjen e rifiniturave nga veprimi sizmik. Eksperienca europiane nëpërmjet Eurokodeve duhet te përqafohet sa me shpejte nga legjislacioni shqiptar. Gjithashtu është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është e gatshme që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të patur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

reagon tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim” – Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Jam i lumtur pranë familjes, beteja ligjore vijon

12:29 / August 1, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.