Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi fqinjët e tij e kanë denoncuar se mbante pistoletë pa leje në shtëpi.
Efektivët kanë ushtruar menjëherë kontroll ku dhe kanë gjetur armën, duke vënë në pranga E.P., 23 vjeç.
NJOFTIMI PLOTE
Komisariati Nr.2, Tiranë.
Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
- E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
