Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kujdes, bëni gabim nëse i detyroni fëmijët ta përqafojnë apo puthin një të afërm!

16:08 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm 1 në 3 persona janë të vetëdijshëm se çfarë nënkupton termi “miratim” apo “pëlqim”.

Dhe është koha kur duhet të fillojmë t’ua mësojmë fëmijëve këtë qysh në moshë të hershme.

Shumë prindwr e kanë shprehi t’i detyrojnë fëmijët që ta puthin apo përqafojnë një të afërm të rritur.

Por, edhe nëse kjo duket si gjest i pafajshëm, faktikisht nuk është dhe madje ka shumë efekte të mëdha psikologjike te fëmija.

Bright Side ka përpiluar një listë me gjërat të cilat tregojnë se përse detyrimi i fëmijës për t’i përqafuar tjerët është ide e keqe.

Fillojnë të mendojnë se është në rregull që të rriturit t’i prekin

Fëmijët nuk mësojnë vetëm nga prindërit, por edhe nga gjërat dhe personat tjerë përreth. Nëse i lini të afërmit që t’jua përqafojnë fëmijët dhe t’i puthin në faqe secilën herë që takohen, atëherë për fëmijët ky akt normalizohet.

Kjo është e rëndësishme që t’ua mësoni fëmijëve dallimin mes prekjeve të mira e të këqija.

I bën të besojnë se nuk brengoseni për rehatinë e tyre

Nëse fëmija refuzon ta përqafojë tezen, axhën apo ndonjë familjar më të largët dhe ju e detyroni ta bëni atë, atëherë fëmija mendon se ju më shumë e vlerësoni komfortin e të huajve sesa të fëmijës tuaj.

I mëson se të afërmit “nuk mund të jenë abuzues”

Sipas një raporti, në rreth 70 për qind të rasteve fëmijët abuzohen nga  anëtarët familjarë.

Duke i detyruar fëmijët që t’i përqafojnë   të afërmit që nuk i njohin mirë, ju e nxitni fëmijën të besojë se nuk ka asgjë të gabuar dhe se të afërmit asnjëherë nuk mund të jenë abuzues.

Fëmijët bëhen konfuz – a t’u besojnë të huajve apo jo?

Një moment i thoni fëmijës që të mos flasin me persona të panjohur dhe në momentin tjetër i thoni ta përqafojë apo puthë një të afërm familjar që nuk e njeh.

Sigurisht se familjarët nuk janë vërtet të panjohur, por fëmijët nuk dinë më mirë.

Këto veprime e bëjnë fëmijën konfuz dhe e lënë të mendojnë se a duhet t’i besojnë dikujt apo jo

afërm përqafojnë puthin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.