Pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë lënduar rëndë 4 shtetas.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës, ndërsa dyshohet për 4 të lënduar rëndë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vengjarje ndërkohë pritet versioni zyrtar për aksidentin e rëndë.
