Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Adriatik Çupi / Nuk do ti harroj gjer në vdekje lutjet e nipit: “Xhaxhi, aman më shpëto”

20:10 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cupi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriatik Çupi, xhaxhai i Klementit që ndërroi jetë nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë pret ngushëllime në fshatin Lis të Matit. Ndërkohë herë pas here përsërit për të afërmit si i përjetoi orët e tragjedisë së madhe.

“Në orën 04.10, thotë Adriatiku, i telefonova vëllait që kam në Tiranë dhe e pyeta se a ishin mirë. Ai m’u përgjigj se tërmetin e kishin përjetuar të frikësuar shumë. Pas pak çasteve i telefonoj vëllait që banonte në Thumanë, Nuredinit. Askush nuk përgjigjej nga ana tjetër. U mërzita tej mase. I telefonoj përsëri vëllait që kisha në Tiranë. Ai më thotë se pallati ku banonte Nuredini është shembur. Mora një mjet dhe u nisa drejt Thumanës”.

Xhaxhai i Klementit thotë se pas afro dy orësh mbërriti pranë pallatit të shembur. Ka tentuar të afrohet pranë rrënojave por nuk është lejuar nga Policia dhe specialistët që luftonin mes inerteve për të shpëtuar qytetarët e zaptuar nga masivi i mbetjeve.

Adriatiku kujton se Aleksin e gjetën nën rrënoja të gjallë dhe e shpëtuan. Ai ishte kthyer nga Greqia pak ditë para ngjarjes dhe fatmirësisht i shpëtoi tragjedisë.

Mjaft i emocionuar dhe me lot në sy Adriatiku kujton orët e gjata kur Klementi luftonte me vdekjen, me masivin që e kishte pushtuar. “Nuk do ti harroj sa të jem gjallë lutjet e nipit kur më thoshte: “Xhaxhi, të lutem më shpëto”. Më kërkoi cigare dhe ia dhashë. Mjeku grek dhe mjekët shqiptarë që i injektonin gjilpëra më mbanin me shpresa: “Mos u mërzit, shumë shpejt do të nxjerrim të gjallë”. Ndërkohë Klemendi më thoshte: “Xhaxhi kam ftohtë, me jep një batanije”. Por pas 17 orësh shqiptoi: “Xhaxhi unë vdiqa”.

Aleksi e Klementi u kthyen në Thumanë për një gëzim familjar, por gëzimi u kthye në tragjedi. /tirananews.al/

adriatik cupi lutjet e nipit xhaxhi me shpeto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.