Shumica dërmuese e minatorëve të Bulqizës që punojnë në kompaninë Albchrome, janë hedhur në grevë që më 25 nëntor. Shtysa për grevën erdhi nga pushimi i paligjshëm nga puna i kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Një akt i tillë u bë nga kompania vetëm 5 ditë pasi sindikata ishte shpallur grevën në qendër të Bulqizës.
Pavarësisht presioneve të kompanisë, paligjshmëria e të cilës solli edhe pushimin nga puna të sindikalistit Beqir Duriçi, presioneve policore, ku vetëm në harkun kohor të dy ditëve në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shoqëruan 7 protestues, minatorët kanë vazhduar grevën.
Sot, pas një takimi të gjatë me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe zotimit të tyre se do t’i hetojnë me imtësi pushimet nga puna të minatorëve u vendos ndërprerja përkohësisht e grevës. /tirananews.al/