Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin, kërkoj pezullimin e efektivit të përfshirë në incident

16:00 / November 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Demo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas rastit të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një efektiv i Policisë së Shtetit gjatë protestës. Demo bën me dije se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pezullimin e menjëhershëm të punonjësit dhe nisjen e një hetimi të plotë për ngjarjen. Ministri thekson se dhuna nuk do të tolerohet, pavarësisht nëse ushtrohet nga protestuesit apo nga punonjësit e policisë, duke nënvizuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.

Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.

Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm.

Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre.

E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim.

ervin demo kliti hoti pezullim Polici proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

14:59 / November 29, 2026

Kush është Fatime Paja që furnizonte protestuesit me molotov, fishekzjarre e tuba metalikë?

13:59 / November 29, 2026

“Dikur me bojë, sot me arkitektët më të mirë”, Rama në “Flasim”: Tirana ka rritur vlerën e pronës, nuk ka krizë ndërtimi

12:59 / November 29, 2026

Artistja Fatime Paja kapet në makinën me xhama të zinj, plot me molotovë, fishekzjarrë e shkopinj

11:58 / November 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.