Avokati Spartak Ngjela është përplasur me inxhinierin Arben Meçe. Mbrëmjen e sotme ishin të dy të ftuar në emisionin ‘360 gradë” të Artur Zhejit, teksa diskutonin për çështjen e tërmetit nëse po bëhet drejtësi apo propagandë.
Teksa Meçe fliste për shtetin ligjor dhe për faktin se si ka çaluar çdo gjë nga dokumentacionet, Ngjela u përplas me të.
Ngjela: Do na lësh të arsyetojmë apo jo? Na lër o zotëri?
Meçe: Po unë këtu jam për ligjin, mos më thuaj mua që nuk njoh shtetin ligjor
Ngjela: Je gradë e lartë ti, nuk diskutojmë dot me ty, na lër të diskutojmë ne të shkallës së ulët
Meçe: Unë për atë punë jam këtu, që argumentin tënd ta fus në analizë, se ndryshe do isha në tjetër tavolinë
Ngjela: Ku e gjen atë të drejtë ti? Ku e gjen?
Më pas i drejtohet gazetarit Artur Zhejit: Do e nxjerrësh jashtë këtë maskara? Dil jashtë, maskara! Ti ose je i dehur, ose ke devijacion psikik…
Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.
Ngjela: Për çfarë krimi?
Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen
Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur
