Mediat irlandeze bëjnë të ditur se tetë shqiptarë janë gjetur në një kontenier që udhëtonte drejt Irlandës. Të tetë personat u zbuluan nga ekuipazhi i anijes që vinte nga Franca më 4 dhjetor.
Fatmirësisht shqiptarët u gjetën në kushte të mira shëndetësore, dhe për rastin kanë nisur hetimet.
Ndërkaq, autoritetet irlandeze kanë vendosur deportimin e tyre. The Irish Times thotë se tre prej shqiptarëve u përpoqen të iknin por u kapën më vonë nga autoritetet.
