Prerje në fytyrë, mavijosje dhe fraktura. Këto janë rreziqet e mundshme shëndetësore të shkaktuara nga celulari, sidomos nga përdorimi i pakujdesshëm i tij.
Kështu bën të ditur një studim i Rutgers New Jersey Medical School, që ka nxjerrë të dhënat nga trajtimi në Urgjencën e SHBA-ve për këto lëndime. Ideja në fakt për këtë problem erdhi nga dr. Boris Paskhover, kirurg plastik i fytyrës, për përvojën e tij në trajtimin e problemeve të lidhura me telefonin celular.
Një rast i veçantë i trajtuar nga ky doktor ishte ajo e një gruaje që kishte thyer hundën kur celulari i kishte rënë pa dashje në fytyrë. Studimi shtrihet në harkun kohor të 20 viteve, kur dhe nisi përdorimi i ceularit. Një rritje e dëmtimeve është regjistruar në vitin 2006, kohë kur u prezantua dhe smartphone-i i parë.
Bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara nga përdorimi telefonit në ecje, ku për pasojë janë penguar dhe janë dëmtuar. Shumica e pacientëve nuk ishin shtruar në spital, por studiuesit thanë se problemi duhet të merret seriozisht.
