Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësita të shumta të cilat sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por zonat e thella veriore dhe lindore do të jenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.
Mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 1 deri në 27 gradë Celsius.
