Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hedh granatën në shtëpinë e vjehrrit, arrestohet i riu nga Mirdita

10:16 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
granate ofensive
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë ku një granatë u hdoh në oborrin e shtëpisë së P.D., në Pllanë të Lezhës, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Policia ka vënë në pranga dhëndrrin e të zotit të shtëpisë nga Mirdita, i cili për motive të dobëta ka hedhur granatën ofensive.

NJOFTIMI POLICISE
Lezhë

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer

Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.