Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore. Mësohet se një ambulancë është përplasur me një trajler e për pasojë janë plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Otllakë, dhe të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës, një mjek dhe pacienti. Ata janë dërguar sërish në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
