Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sinjalistika e vlerësimit të dëmeve, nëse inspektorët kanë vendosur shenjën jeshile…

13:01 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasojat godinat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke bërë bilancin e objekteve të inspektuara zv.ministrja e Brendshme Rovena Vodo bën të ditur se në Durrës janë verifikuar 5171 objekte deri pasditen e të premtes.

Në fjalën e saj, Vodo shpjegoi edhe sinjalistikën për shkallën e vlerësimit të dëmeve. Sipas saj, nëse objekti shënjohet me ngjyrë të gjelbër, ka dëmtime të lehta; nëse shënjohet me të verdhë, ka dëmtime mesatare dhe me ngjyrë të kuqe, banorët duhet të evakuohen.

“Kërkoj vëmendjen tuaj për një sqarim lidhur me sinjalistikën për shkallët e vlerësimit të dëmit në banesa nga grupet e inspektim-vlerësimit në terren: Ngjyra e gjelbër tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm. Ngjyra e verdhë tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet. Ngjyra e kuqe tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen”, tha Voda.

INSPEKTIMI

Në total, në Durrës janë prishur 33 objekte, nga 5171 të inspektuara. Konkretisht, në Durrës janë shpallur 406 banesa të pabanueshme, në Krujë 819 dhe në Shijak 901. “Bashkia Durrës, 1267 objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për t’u prishur. Bashkia Krujë, 2267 objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur. Bashkia Shijak, 1637 objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur”, njoftoi Vodo.

AKOMODIMI

Gjithashtu, zëvendësministrja bëri të ditur se thirrjes së Kryeministrit ndaj firmave të ndërtimit për rikonstruktimin e objekteve të ndërtuara vetë, u janë përgjigjur 14 biznese. Vodo bëri edhe një bilanc të personave që janë akomoduar në hotele.

“Deri ditën e djeshme janë 14 biznese, firma private, që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre. Gjithashtu, po punohet për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, t’u garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve janë evidentuar 679 persona nën moshën 18, prej të cilëve 204 fëmijë 0-5 vjeç. Gjithashtu, janë 454 pensionistë, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe”, njoftoi dje zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Vodo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.