Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Veliaj: Kemi mbyllur edhe qendrën e fundit të emergjencës, vazhdojnë investimet në tre lagje për të prekurit nga tërmeti

11:29 / December 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ka prezantuar sot Strategjinë Vendore për Rininë 2019-2023 në bashkëpunim me Kongresin Rinor dhe me mbështetjen e Friedrich Erbert në kuadër të 8 Dhjetorit.

Veliaj vlerësoi aktivizimin e të rinjve vullnetarë në momentin e vështirë pas tërmetit tragjik, ndërsa njoftoi se sot është mbyllur edhe palestra e fundit e emergjencës te shkolla 9-vjeçare ‘Betim Muço’ ku ishin strehuar të prekurit.

Ai kërkoi që të rikthehet jeta normale duke besuar te impulsi që do i japë që nesër rifillimi i shkollës. Kryebashkiaku theksoi se në tre lagjet e reja që janë planifikuar në Tiranë për të prekurit nga tërmeti do të ndërtohen qendra rinore, komunitare, etj.

“Tani duhet të kemi një moment rimëkëmbje, jo vetëm me ndërtesa, por e jetës normale, aktiviteteve të fundvitit. Kombet që ngrihen shpejt janë me të ardhme. Ne nuk jemi viktima. Kanë qenë djem dhe vajza të këtij qyteti që kanë dhe po ndihmojnë kanë dashamirësinë dhe respektin tonë. Me këtë emergjencë, çdo krizë është edhe një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë dhe për të mësuar nga e kaluara. Sot është një ditë e rëndësishme për Tiranën, kemi mbyllur edhe qendrën e fundit të emergjencës te ‘Betim Muço’, por jo se ka mbaruar emergjenca.

Nuk mund të vijojmë të jetojmë tërë kohën në rrethim, luftë dhe zi. Mendoj se duhet ti kthehemi rutinës tani dhe në këmbë. Jam i lumtur që filluan kopshtet dhe çerdhet këtë javë dhe që rinis shkolla nesër. Jemi një shoqëri dramatike që na kap paniku. Ka shumë problem nëse histeria dhe drama kaplon shkollat. U kërkoj rikthimin në normalitet nesër.

Inxhinierët kanë parë shkollat, te ato që kanë probleme e kemi marrë vendimin. 4 shkolla do i ribënim, tërmeti e rikonfirmoi se nuk mbajnë më. Te ‘Sami Frashëri’ do të bëjmë disa meremetime dhe lyerje. Planin që miratojmë sot për përfshirjen në komunitet ta aplikojmë. Po filloi jeta pa panik nesër kemi hequr një pjesë të madhe të ngarkesës. Kur pashë që filloi në normalitet me bebet. Disa nga mësuesit vendosin kujën para se të kuptojnë. Po i ngatërruam rolet jemi shoqëri disfunksionale.

Nëse njerëzit ndrydhen dhe nuk konsumojnë atëherë shkojmë në një situatë, kur tërmeti real na ndodh në kokë dhe më pas në ekonomi. Kriza emergjente mbaroi, u them biznesmenëve të hapin sa më shumë vende për të rinjtë. Me tre lagjet e reja që kryeministri ka propozuar në Tiranë, po të kenë qendra rinore dhe komunitare është një mundësi. Imagjinoni që ta cojmë në marsh të pestë këtë. Në këto zona do të ketë qendra rinore, hapësirë komunitare. Ne nuk jemi ortakë, nuk po lidhim marrëveshje aksionere, kur dicka nuk shkon do të duhet të themi se nuk shkon dhe protestoni” tha ai.

investime termeti tirananews.al veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.