Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në Konferencën e Investitorëve në Turqi, duke kërkuar ndihmën e tyre pas tërmetit që dëmtoi banesa në Shqipëri.
“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Të moshuar me një pension vetëm prej 200 dollarësh në muaj. Nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët jetimë. Unë nuk kërkoj një ringjallje por kërkoj dritën në sytë tuaj. Mes dhimbjes së jetëve të humbura, Truqia e provoi edhe njëherë se nuk braktisi një vëlla dhe një mik në nevojë. Me premtin e Zotit presidentit për të ndërtuar 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, dua këtu t’u falënderoj dhe t’ju kërkoj ndihmë. Të gjithë janë të solidarizuar nga tërmeti. Shkatërrimi që ne po shohin të bëhet një realitet i bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar na ka sfiduar, ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme, Tirana dhe Durrësi. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse, janë banesa të dëmtuara, të ndërtuara keqazi, këto janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë brenda shumë familje. Jam këtu para jush për të kërkuar ndihmë. Pa kontribute nga jashtë koha për të shëruar plagët do të jetë shumë e madhe, Falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë ndihmë.”, u shpreh Rama.
