Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ndajmë së bashku me dashuri gjithçka kemi”, shkollat i rikthehen normalitetit (FOTO + VIDEO)

12:47 / December 9, 20199 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mab
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetë ditë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit fëmijët janë kthyer në bankat e shkollës, për t’iu rikthyer normalitetit e për të ndarë së bashku përditshmërinë e tyre. Shkolla ‘Gustav Mayer” në Tiranë është një nga shkollat që nga ekspertët u vlerësua si një godinë e fortë dhe që nuk pati dëmtime e ku mësimi vijon normalisht. Për këtë arsye zgjodhëm të shohim një orë mësimi edukues mbi tërmetet në këtë shkollë. Teksa hyn brenda në mend më vijnë fjalët e Samuel Goldwyn: “Ne duam një histori që nis me tërmetin dhe që vijon më pas në kulmin e saj”. Këtë kulm jemi vetë ne që e ndërtojmë me zemër të madhe, me solidaritet, bashkëpunim dhe ndihmë.

kendi emergjences

Në hyrje të shkollës stafi është kujdesur të vendosë këndin e emergjencës ku janë të gjitha informacionet e nevojshme për stafin, nxënësit dhe prindërit. Shkolla ka thyer heshtjen dhe tashmë gumëzhin nga zërat e fëmijëve.

“Ndajmë së bashku me dashuri gjithçka kemi” është motoja e ditës së parë të shkollës pas ngjarjes tragjike, dhe nxënësit e klasës së parë të mësuese Florës në shkollën “Gustav Mayer” e treguan më së miri këtë, ku me iniciativë të prindërve u munduan të mirëpresin njëri-tjetrin me ëmbëlsira dhe biseda gumëzhuese.

Në këtë ambient të gëzueshëm fëmijët nisin natyrshëm dhe edukimin mbi tërmetet, duke rrëfyer eksperiencat e tyre e më pas njohuritë përmes pamjeve filmike të animuara për fëmijë.

Mësuese Flora është kujdesur ta ndërtojë orën mjaft interaktive për fëmijët, ku pas pamjeve filmike nxënësit nisën diskutimet e tyre se si duhet të sillemi në rast tërmeti. Gjithçka duke pasur parasysh përjetimin emocional të fëmijëve duke ua treguar ngjarjen sa më thjeshtë për ta.

Sipas programit të hartuar organizojnë një simulim sizmik se si duhet të sillemi në rastet kur toka “kollitet” duke mësuar edhe se si duhet të sillemi në shkollë , dhe këshillat e prindërve kur jemi në shtëpi.

Një mënyrë edukuese dhe shlodhëse për fëmijët teksa mësimi dhe edukimi për tërmetet ndërthureshin me njëra-tjetrën. Në Abetare do të duhet të mësojnë sot shkronjën “O”, dhe toka sipas fëmijëve ka formën e saj. Toka kollitet, qan, ka të nxehtë dhe ne duhet të mësojmë të kujdesemi për të dhe për veten tonë.

Më pas nxënësit shprehën ndjenjat e tyre përmes vizatimeve dhe nuk ka më bukur teksa lexon “Mami jam e qetë”, “Jam shumë e lumtur” dhe ku shfaqen plot ngjyra dhe hare. Jeta vazhdon dhe në vizatimet e tyre shprehet më bukur kjo ndjesi. (Vijon poshtë fotos)

vizartimet

Në të gjithë shkollën stafi ishte kujdesur që fëmijët të informoheshin si duhet për tërmetet pa prekur emocionet e tyre. Drejtoresha e shkollës, Klotilda Jaupi na tregon mbi masat e mara dhe si do të vijohet më pas.

klotilda jaupi
Drejtoresha e shkolles “Gustav Mayer”, Klotilda Jaupi

Si rezultoi shkolla “Gustav Mayer” nga ekspertimi i bërë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit?
Të falenderoj. Shkolla “Gustav Mayer” pas tërmetit të datës 26 nëntor ka pasur gjithsej pesë grupe inspektimi, duke nisur nga grupi i eksperëtve që ishte në përbërje të vetë i ngritur nga MASR me inxhinier të huaj e vendas, përfaqësues të ministrisë dhe zyrës vendore, grupi i ekspertëve nga njësia bashkiake nr.7, grupi i ekspertëve i ngritur nga bashkia Tiranë, dhe pastaj vetë ndërmarrja nr.3 që i kishim jo më larg se dje që panë sërish shkollën. Të pesta këto grupe që kanë ardhur e kanë konfirmuar shkollën si një ndër shkollat me strukturë shumë të fortë, sepse me vërtetë që ka një strukturë të ndërtimit të saj goxha të fortë, dhe tre godinat janë të ndara njëra nga tjetëra me hapësirë dhe kjo bën që ato të kenë një farë sigurie më shumë. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë prej pjesëve të saj. Kështu që, ta qetësojmë opinionin publik, fëmijët dhe prindërit se është shumë e rëndësishme të dinë që fëmijët në shkollë janë shumë të sigurtë.

Referuar dhe udhëzimit të MASR, cili është programi që do të ndjekë shkolla “Gustav Mayer” në kuadër dhe të edukimit të fëmijëve për tërmetet?

Në përgjigje të urdhrit nr. 568 me miratimin e planit të veprimit për shkollat në rast tërmeti, sigurisht hapi i parë fare që ndërmorrëm ne si staf pedagogjik përbri komisionit që kemi ne të mirëmbajtjes së sigurisë dhe shëndetit, paralel me të u ngrit një komision emergjencash, sepse me thënë të drejtën mësuesit mund të ishin shpërndarë nëpër qytete, mund të ishin larguar dhe ne ngritëm një grup pune posaçërisht për trajtimin e kësaj situate emergjente . Grupi i punës ka qenë çdo ditë, në 26, 27,28,29,30 nëntor dhe në dhjetor, prezent çdo ditë në shkollë dhe bënin çdo ditë konstatimet. Pjesë e grupit të punës janë bërë dhe përfaqësues të njësisë bashkiake nr. 7, adminsitratori i bashkisë Tiranë për godinën, që përgjigjet për objektin, personeli mësimor, ne si staf drejtues dhe punonjëset sanitare që kemi konstatuar çdo ditë problematikat. Çdo ditë kemi përpiluar proces verbalin përkatës bashkëlidhur dhe me foto e cila është dërguar dhe në instancat përkatëse. Në dhjetor, pas urdhrit të ministres në datën 2, u paraqit në punë dhe personeli mësimor. Sigurisht është një sfidë më vete, dhe ato janë të tronditura, fëmijët nuk janë, përpos kësaj që do të jenë dhe ditët e pushimeve do të zëvendësojnë ditët që janë humbur, po prioritet i kësaj pjese ka qenë se ka qenë mjaft pozitive dhe për vetë mësuesit. E para një herë të jenë pranë shkollës, pranë ambienteve për qetësimin e opinionit publik, prindërve që me të drejtë vinin çdo ditë të shqetësuar sepse po flasim për një sipërmarrje kolektive. Nuk po flasim thjesht prindi me fëmijën e vet dhe normalisht ka pasur mjaft prindër të shqetësuar dhe interesuar, dhe vetë prania e mësuesve në një godinë do të thotë që përderisa vetë unë rri brenda do të thotë që është një arsye më shumë që të qetësohen prindërit sa herë vinin. Sigurisht mendimet e tyre kanë qenë shumë të vyera se si mund të vinin në ndihmë që fëmija i tyre ta përjetonte më ndryshe situatën. Nisi me stafin pedagogjik, u lexuan urdhrat e ministrit, manuali që doli nga ministrja me urdhër për hartimin e planit të emergjencave të shkollës, u ndanë detyrat, secilit nga mësuesve në varësi të këtij plani u përpiluan bashkë me planin personal të mësuesit për zbatimin e sigurisë në rastet e emergjencave të tërmetit siç është në këtë rast, po jo vetëm. Sepse mësuesit gjatë gjithë vitit zbatojnë një plan specifik për sigurinë e ushqimeve, sigurinë nga elektriciteti, përmbytjet, reshjet e të tjera. Kësaj here fokusi ishte më i lartë tek tërmetet duke qenë se ka zgjatur edhe për një javë pasgoditjes dhe kjo gjë lind që ne të fokusohemi më shumë. Nga planet e mësuesve janë mbledhur të gjitha interesat, problematikat e kërkuara dhe nga prindërit dhe u hartua plani i masave të drejtorisë nga grupi i punës, i cili veproi që me vendosjen e sinjalistikës së emergjencave që fatmirësisht fëmijët tanë e dinë ku do dalin se kanë një rutinë që e ndjekin të gjithë me rregull. U fokusuam tek rishikimi i sinjalistikës në institucion dhe vendosjen e shenjave të udhëzimeve ku do zbresin fëmijët për të bërë një ndarje sa më konçize sepse duhet të kuptojmë që do të zbresin në pika të përbashkëta daljeje.
Fillimisht mësuesit kanë propozuar që gjithë këtë javë të kemi ditë dhe orë të integruara me aktivitete rekreative dhe është bërë një plan specifik, rishikimi i planeve mësimore, sepse nga njëra anë programi mësimor duhet ta zhvillojë se janë orët që nuk duhen lënë pa zhvilluar, dhe nga ana tjetër fokus janë veprimtaritë dhe aktivitetet rekreative për fëmijët që të ndjehen mirë dhe të kalojnë këndshëm në shkollë sepse e ndajnë më mirë situatën me bashkëmoshatarët e tyre. Pasi mbaron çështja e informacionit, këtyre aktiviteteve, mësuesit fokusohen në mënyrën se si të përcjellin informacionet për tërmetet në përshtatje me fëmijën pa shkaktuar reagim dhe emocion. Ne si shkollë kemi ngritur katër ambiente rekreative për fëmijët dhe ka një grafik specifik ku klasat shkojnë dhe vëzhgojnë. Janë futur filma që kanë në fokus informacione për tërmetet, me ilustrime, plus informacione me dashurinë për jetën, motivacione për të nxitur akoma më shumë bashkëpunimin, solidaritetin, dëshirën për të bërë gjëra të bukura e të veçanta.

Më pas pjesa kryesore shumë e rëndësishme është që brenda klasës mësuesit do të të bëjnë simulimin. Çështja është që duhet të ruajmë pak psikologjinë e fëmijëve nuk mund të themi po bie tërmet, po të bëjmë imitimin, siç e pamë në video. Në një mënyrë më të zbutur që fëmija të ndjehet normalisht me situatën dhe jo të të trembet.

Shumë e rëndësishme të theksohet që në rast tërmeti fëmija nuk lëviz për momentin, sepse shumica e aksidenteve ndodhin në ato pak sekonda nga paniku. Pra,menaxhimi i emocioneve të mësuesit, të fëmijës pastaj dalja me qetësi në ambiente derisa të dalin jashtë kur mbarojnë goditjet. Në ditët në vijim ne do të bëjmë një simulim në bazë shkolle. Duke i rënë ziles, me sinjalistike dhe personat përgjegjës.

Prania e psikologut dhe punonjësve sociale është shumë e rëndësishme. Sot janë ndarë në ambiente që ato vëzhgojnë reagimet e fëmijëve kur shohin një film, apo mënyrën si shprehen nëpër krijimet që bëjnë. Fëmijët duhet të shmangen nga ngarkesa e tepërt, bashkë me mësuesit është bërë pjesa e organizimit, tani jemi në prag testesh përfundimtare. Ne jemi marrë me mësuesit gjatë, personalisht unë me këtë pjesë, që kemi përpiluar detyra përmbledhëse që fëmija nuk e kupton fare që është duke bërë një detyrë që do të vlerësohet me vlerësim. Thjesht në kuadrin e një ore mësimore të personalizuar për ta që thjesht në fund do të mblidhet dhe korrigjohet. Pra një detyrë kreative për ta.

Shkolla “Gustav Mayer” është angazhuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që në ditët e para. Na tregoni pak për iniciativën tuaj?

Më duhet me të vërtetë të çoj një falenderim të përzemërt për ata prindër, fëmijë e mësues që kanë qenë me mua në ekip gjithë këto ditë. Nuk ka pasur vetëm prindër, por dhe mësues që nuk mund të themi kanë kontribuar vetëm financiarisht apo me ndihma, po ka dhënë nga koha e tyre fizikisht. Në një situatë emergjente ajo çfarë është e rëndësishme në ditët e para është prezenca e individëve që të gjenden pa përfitim personal për të kaluar situatën. Fatmirësisht kam pasur një grup mësuesish që kanë qenë me mua çdo ditë këtu dhe kur kishim kohë të lirë shkonim kontribuonim fizikisht në paketimin e ndihmave. Prindër të tjerë kanë kontribuar vetë në faqen e tyre dhe më vjen mirë që i kemi dhe i kemi një mbështetje të fuqishme. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.