Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Burri u arrestua se keqtrajtoi vajzën 2-muajshe”, drama e nënës së dy fëmijëve azilante në Francë

14:25 / December 9, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra e hapurrrrrrr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e dhimbshme është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ku një nënë e re është në ankth për të ardhmen e dy vajzave të saj të mitura. Gjithçka nisi kur familja Uka do të emigronte në drejtim të Francës për të kërkuar azil. Matilda Uka, nëna e dy vajzave, njëra 1 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe, në një lidhje me skype nga Franca tregoi historinë e saj të jetës, ndërsa pohoi se ishte martuar me shkuesi në moshën 17-vjeçare me një burrë që vuante nga epilepsia.

Ajo këtë gjë e merr vesh më vonë dhe kjo do të shkaktojë probleme me ardhjen në jetë të fëmijëve. Matilda tregon se burri ndonjëherë nuk i kontrollonte dot veprimet. Dhe një ditë teksa vajza e vogël dy muajshe po qante, babai e shkund deri sa e vogla sëmurët. Më tej Matilda tha se pas kontrolleve të shumta, mjekët i thanë se vajza ka hemorragji në kokë. Në këtë situatë, Matilda tregon se nga një veprim i pakontrolluar nga babai ka sjellë këtë gjendje të vajzës, ndërsa mjekët kanë sinjalizuar autoritetet.

“Ramë dakord që të fejoheshim, por unë nuk e dija që Armando ishte bërë operacioni, më gënjyen se s’kishte më asgjë. Kur jemi larguar kemi jetuar bashkë. Pas 2 muajsh unë isha shtatzënë. Ai ka patur krizën e parë të epilepsisë dhe nuk kuptoja asgjë, ra nga krevati. Mjekët në Turqi nuk po kuptonin asgjë. Martesa shkonte mirë, kur u kthyem në Shqipëri u martuam bëm celebrim sepse unë për shkak të moshës në fillim se bëja dot. Kur erdhëm në Francë na çuan në spital dhe i dhanë ilaçe, sepse në fillim kishte kriza 2 herë në javë. Pastaj gjendja e tij u stabilizua. Kur solla në jetë vajzën e dytë, pas dy muajsh na erdhi letra që duhet të ktheheshim në Shqipëri. I them Armandos; “merr vajzën e vogël që unë të përcjell vajzën e madhe për në shkollë”. E mori vajzën e vogël dhe e tundi shumë fort. Që nga ai moment filluam debatet. Të nesërmen vajza pësoi krizën e parë epileptike, e çuam në spital sepse vajza u bë keq. Kam folur me pediatrin për situatën e vajzës, por nuk e kam denoncuar unë. Mjekët atë ditë e lanë me aq, por më pas pati vajza sërish probleme. Ka qënë shefja e Pediatrisë, e cila më ka thënë që: “Jam e detyruar ta denoncoj burrin tënd”. Ndërsa mua kur më kanë pyetur dhe u kam thënë që; “Ai nuk është i dhunshëm, atë ditë se ka bërë qëllimisht”, -rrëfeu Matilda.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj u arrestua, ndërsa tashmë çifti po divorcohet, ndërkohë që gjykata pritet të japë vendimin.

Mes lotësh Matilda tregoi se si shteti i kishte marrë dy vajzat, si dhe kërkesa nga autoritetet franceze që ajo të divorcohej nga burri.

“Shteti më pas më mori 2 vajzat dhe ishte situatë tepër e rëndë. Më pas u ballafaquam me burrin. Të gjithë më thoshin që ai burrë nuk është i përgjegjshëm për ato që bënë, bëj divorcin me të. Përpara gjyqit Armando më kërcënoi më thoshte se pasi të dilte nga burgu do më vriste. Armando nuk e pranon gabimin e asaj dite. Thotë se vajza ka lindur e sëmurë si ai. Unë për vjehrrin dhe vjehrrën kam shumë respekt, do mbeten përherë gjyshërit e fëmijëve të mi dhe s’do t’i ndajë kurrë”, tha më tej Matilda. Ndërkohë në studion e emisionit ishte dhe vjehrri i saj Fikriu, i cili pohoi se gjithçka qe kishte thënë Matilda ishte e vërtetë. Ai tha se Matilda duhet të vazhdojë betejën për të mbajtur vajzat e saj.
“Unë Matildën se kam nuse djali, por vajzë. Ne kemi qenë në Turqi prej 20 vitesh. Atje e kemi operuar djalin, të gjitha lekët që fitova atje i lashë, por shyqyr fitova djalin. Mjekët më thanë se ai s’do të kishte më probleme ndaj e fejova dhe e martova. Këta sh konin mirë. Matilda thotë të vërtetën që ai u sëmurë”, pohoi vjehrri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.