Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Itali: Nesër ditë zie për humbjen e 56-vjeçarit

22:02 / December 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Itali dite zie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarë kanë humbur jetën gjatë javës së kaluar në Itali. Të martën e 3 Dhjetorit humbi jetën Agron Ismailaj, 56 vjeç. Shqiptari jetonte prej 22 vitesh në Terlizzi dhe punonte në sektorin e luleve.

Ai u gjet në gjendje të rëndë nga kolegët e tij më 1 Dhjetor në dyqanin e luleve ku punonte. Për dy ditë, shqiptari qëndroi në koma, por nuk mundi t’i shpëtonte dot vdekjes.

Për këtë rast, mediat shkruajnë se Policia e Tenenza-s dhe prokuroria e Tranit po hetojnë për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes. Ismailaj la pas gruan dhe dy fëmijë. Në zonë njihej si qytetar model. Prandaj kryetari i Bashkisë, Ninni Gemmato ka caktuar që me 10 Dhjetor, ditën kur do të bëhet funerali i Ismailajt, të jetë ditë zie.

Vetëm disa ditë më vonë, të shtunën, një tjetër shqiptar humbi jetën, kësaj radhe në Novara. 38-vjeçari Gjon Lekaj po çmontonte skelat nga një ndërtesë, kur ra nga një lartësi prej gjashtë metrash.

Teknikët janë duke punuar për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe dyshojnë se rënia mund të jetë shkaktuar nga ndonjë sëmundje ose Lekaj ka vënë gabimisht këmbën. I riu ishte me origjinë nga Shkodra dhe jetonte në Porta Mortara sëbashku me gruan dhe dy fëmijët. Këta të fundit duan që lamtumira e fundit të ndjerit t’i bëhet në qytetin e lindjes.

56 vjecari agron ismailaj Itali Terlizzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.