Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi zetori që drejtonte ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në 6.50 në Tale të Lezhës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
