Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 334 kg drogë, në Brindisi duke vënë në pranga dhe skafistin shqiptar.
Pamjet janë publikuar nga mediat e shtetit fqinj, të cilat shkruajnë se mjeti lundrues u pikas në det dhe efektivët u vunë në ndjekje. Droga e kapur sipas policisë kap shifrën e 4 milionë eurove.
Ndërkaq, nuk bëhet i ditur emri i skafistit shqiptar të arrestuar.
