Një 5-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike paraditen e kësaj të marte, teksa mjeti të cilën e drejtonte gjyshja e tij është përplasur me një tjetër makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku mjeti “Fiat” drejtuar nga K.L., 51 vjeçe është përplasur me një Volksvagen, me drejtues H.S, 67 vjeç.
Sipas burimeve zyrtare si pasojë e aksidentit është plagosur L.S., 5 vjeç i cili ndodhej pasagjer në Fiat. Vogëlushi ndërroi jetë në spital
Peqin/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
